Te Lacio nuk ka më vend për Elseid Hysajn. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit do të duhet që të gjejë një skuadër të re, me bardhekaltrit që janë gati që ta largojnë si futbollist të lirë.
Kontrata 30vjeçarit i përfundon në verën e 2025-ës, ndërsa ai paguhet 2.8 mln euro. Drejtuesit e klubit bardhekaltër patën një takim me menaxherin e lojtarit Mario Xhufredi në mbrëmjen e së martës, ku edhe i komunikuan vendimin.
Politika e re e klubit është që të largojë futbollistët mbi 30 vjeç, për më tepër që Hysaj merr një pagesë të lartë, raporton “La Lazio siamo noi”.
Menaxheri i futbollistit është duke punuar për të gjetur klubin e ri, ndërsa interesim ka nga Arabia Saudite.
Nëse një sistemim i Hysajt nuk do të arrihet këtë verë, atëherë destinacioni i tij i ri pritet që të vendoset në janarin e ardhshëm.
Hysaj u transferua te Lacio në verën e 2021-it. Në tri sezone me bardhekaltrit futbollisti i pëfaqësueses kuqezi ka luajtur në 85 takime në Serie A e ka shënuar edhe 1 gol.
Klan News