Lady Gaga dhe Joaquin Phoenix morën pjesë në premierën në Los Angeles, Kaliforni të filmit të vitit për të cilin mediat po shkruajnë prej muajsh, teksa Phoenix rikthehet në ekran në rolin e jetës dhe Lady Gaga i bashkohet si e dashura Harley Quinn.
Nga shkrimtari, regjisori dhe producenti i mirënjohur Todd Phillips vjen “Joker: Folie à Deux( Foli a dë)”, vazhdimi i “Joker”, fitues i Oscarit të vitit 2019, i cili fitoi më shumë se 1 miliard Dollarë në arkat globale dhe deri vonë ishte më i madhi film fitues në kategorinë R. Filmi i ri risjell Joaquin Phoenix në rolin e tij të dyfishtë fitues të Oscar si Arthur Fleck/Joker, së bashku me fituesen e Oscar Lady Gaga (“A Star Is Born”).
“Joker: Folie à Deux” ndjek Arthur Fleck i cili është institucionalizuar në Arkham në pritje të gjykimit për krimet e tij si Joker. Teksa lufton me identitetin e tij të dyfishtë, Arturi zbulon jo vetëm dashurinë e vërtetë, por edhe muzikën që ka qenë gjithmonë brenda tij. Në film luajnë gjithashtu të nominuarit për Oscar, Brendan Gleeson (“Ghost Island”) dhe Catherine Keener (“Get Out!”, “Capote”), me Zazie Beetz që ripërsërit rolin e saj nga “Joker”.
“Joker: Folie a Deux” fillon shfaqjen e tij kinematografike globale më 2 Tetor, e ndërsa në SHBA më 4 Tetor.
Klan News