Lady Gaga ka njoftuar se filmi ku ajo është protagoniste, “Joker: Folie à Deux” do të shoqërohet nga një album me 13 këngë.

Këngëtarja dhe aktorja ka ngacmuar herë pas here fansat me postime në rrjetet sociale dhe tani ka zbuluar se “Harlequin” do të dalë më 27 shtator.

Lista e këngëve tregon se këngët e filmit si “Get Happy” dhe “Oh, When the Saints” do të përzihen me materiale të reja. Gaga gjithashtu kishte njoftuar se kënga e parë e albumit do të dalë në tetor.

“Joker: Folie à Deux”

Albumi i plotë, i cili është i shtati për këngëtaren, do të publikohet në shkurt.

Gaga do të luajë Harleeen Quinzel përkrah Joaquin Phoenix. Së fundmi, ajo dha edhe një intervistë për Vogue ku ka ndarë disa detaje rreth filmit.

“Kompozova një vals për filmin. Kisha një pianist, Alex Smith, të cilit i kërkova të ishte me mua për skenat e mia. Ka momente në film kur unë luaj një grua që këndon si vajzë e vogël. Ajo lëviz nëpër botë me një lloj papjekurie që m’u duk interesante”.

Versioni origjinal, “Joker” fitoi 2 çmime Oscar dhe arriti 1 miliard dollarë fitime në arkat globale. Java e hapjes arriti në 96 milionë, ndërsa ekspertët parashikojnë që dyshja Phoenix-Gaga do të arrijë në 70 milionë.

“Joker: Folie à Deux” shënon një tjetër rol në ekranin e kinemasë për Lady Gaga pas “A Star is Born” dhe “House of Gucci”./tvklan.al