Një ditë përpara festimit të Novruzit ditë e shënuar e të gjithë muslimanëve në të gjithë Europën pritet të zhvillohen manifestime madhështore të kurdëve. Novruz në gjuhën turke do të thotë ditë e re.Një periudhë tradicionale për protesta të të gjithë kurdëve që jetojnë në Turqi. Njëkohësisht dhe përkrahës të liderve të tyre kurd Ocalan.
Masa sigurie për manifestimet e kurdëve janë marrë në mjaft shtete të Europës, me frikën e përleshjeve të mbrojtësve të Ocalanit me Policinë. Edhe Shqipëria ka vendosur masa sigurie në Ambasadat që mund të kenë probleme në atë Turke dhe tek strehuesja për pak kohë dhe dorëzuesja e Ocalanit, ajo Greke. Por situata në Shqipëri duket e qetë.
Blindët dhe makinat e policisë të vendsoura që nga mesi i Shkurtit pas arrestimit të Ocalan, vazhdojnë të jenë ë të njëjtën pozicion. Duket se Shqipëria qëndron larg trazirave dhe nga të ardhurit. Ajo shërben vetëm si urë kalimi e transportimi të kurdëve për në vendet perëndimore. Pra Shqipëria gjithmonë është parë si vendstrehim dhe më psa transportim./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti