Janë arrestuar në një vilë në kufirin Franko-Spanjoll tre anëtarë të ETA-s të akuzuar për rrëmbimin e 8 toneve eksploziv. Akti ka ndodhur mëngjesin e së Martës në një fabikë të specializuar për dinamitin industrial. Në të njëjtën vilë 4 muaj më parë u zbuluan 2 tonë e gjysëm eksploziv. Ndërkohë nëpër qytetet spanjolle nuk janë reshtur aktet e dhunës. Shkak është vdekja e njërit prej protagonistëve të ETA-s i cili u lirua nga drejtësia spanjolle ndonëse me burgim të përjetshëm për arsyen e sëmundjes së tij me kancer. Por ETA deklaron se atij nuk i është bërë mjekimi i duhur.
Sot në Londër audienca e fundit për Pinoçetin. Dje ka qënë dalja në publik e familjes së Pinoçetit. Zonja Pinoçet ka falenderuar të pranishmit dhe ka deklaruar se Pinoçeti është rëndë me shpirt e trup. Ai është i dërrmuar që mund t’i vihet emri i burgosur politik, ka thënë ajo. Për ata që kanë humbur të afërmit e tyre në periudhën e diktaturës së Pinoçet kërkojnë ekstradimin dhe dënimin e tij.
Shiu i bombave në Çeçeni nuk ka mbaruar. Numërohen rreth 400 të vdekur nga bombat. Grosni tashmë është një qytet rrënojë. Rusia është e vendosur që ta bombardojë atë. Gjendja e 80 mijë të ikurve nga Çeçenia në Ingushetia është e rëndë. Pushteti Lokal nuk përballon dot as mjetet minimale të jetesës së tyre.
Në Dili veç forcës paqeruajtëse është kthyer tani dhe një forcë popullore e cila luftoi pro pavarësisë. Ndonëse nuk kemi të bëjmë me një ushtri të përparuar problem mbetet çarmatimi i këtyre njerëzve të cilët gjithesesi luftuan kundër forcave pro Xhakartës. Pas një muaj nga referendumi i pavarësisë, popullsia po rikhehet në Dili duke i dhënë dalëngadalë ishullit të vogël ngjyrat e normalitetit./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori