Krejt ndryshe nga nata e ditës së fundit të 2024-ës, Tirana është zgjuar e qetë pa zhurmat e trafik në ditën e parë të Vitit të Ri.
Duke përfituar nga koha e bukur plot diell, qytetarët kanë shëtitur nëpër rrugët e kryeqytetit ku sheshi “Skënderbej” isha një nga vendet më të preferuara.
Në këtë ditë të parë të 2025-ës, ka vijuar trendi i vitit të kaluar ku në qendër dhe në rrugët kryesore të Tiranës ndeshen edhe shumë turistë të huaj që kanë preferuar ta kalojnë ndërrimin e viteve në kryeqytetin shqiptar.
Piramida mbetet një nga atraksionet më tërheqëse për turistët e huaj, por edhe për qytetarët e Tiranës, të cilët kanë përjetuar nga maja e saj, pamjet e kësaj dite të bukur të Vitit të Ri.
Në mbrëmje, kryeqyteti është gjallëruar akoma më shumë. Festa ka rifilluar në qendër, ku sheshi “Skëndërbej” mbetet poli tërheqës i Tiranës për qytetarët e saj, por edhe vizitorët e shumë vendas dhe të huaj.
Klan News