Lajme, #edicioniinformativ ora 23:35 data 1 Tetor 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 1 Tetor 2024
Irani sulmon Izraelin me 181 raketa. Tel Avivi: Sulmi pa sukses, do të kundërpergjigjemi
Përshkallëzohet konflikti në lindjen e Mesme. Irani lëshoi 181 raketa në drejtim të Izraelit si hakmarrje për sulmet e ditëve të fundit në Liban ku u vra kreu i Hezbollahut, Hasan Nasrallah. Tel Avivi thotë se sulmi nuk pati sukses dhe se do te kunderpergjigjet ashper.
Policia, kallëzim në SPAK për 23 deputetët që dogjen karriget. Kuvendi: T’i paguajnë vetë dëmet
Policia e shtetit kallëzon në SPAK për 23 deputetë të opozitës që në seancën e së hënës dogjën karriget dhe hodhën sende të forta ndaj kryetares, Spiropali. Kuvendi njoftoi se deputetët do të duhet të paguajnë vetë për dëmet e shkaktuara.
SHBA dhe BE: Keqardhje për dhunën në kuvend palët të vetëpërmbahen dhe të dialogojnë
Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe shprehin keqardhje për aktet e dhunës të ndodhura në seancën e së hënës në Kuvend. Ato u bëjnë thirrje palëve të vetëpërmbahen dhe të dialogojnë.
73% e shqiptarëve, të sigurt të ecin natën vetëm. Gallup: Ka më shumë besim të policia
Një studim i Gallup konstaton se në çdo 4 qytetarë shqiptarë, 3 prej tyre ndihen të sigurt të ecin natën vetëm në rrugë duke shprehur më shumë besim tek policia. Siguria në rrugë është një nga elementet që vlerësohet edhe nga turistët e huaj.
Rënia e euros ndihmon në shlyerjen e borxhit. Ekspertët: Është kursyer 20% e vlerës
Krahas efekteve negative qe ka kryesisht në eksporte, rënia e euros po ndihmon qeverinë në uljen e pagesës së borxhit. Sipas ekspertëve vetëm vitet e fundit është bërë e mundur që të kursehet rreth 20% e vlerës.
/tvklan.al