Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 10 Qershor 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Kosova feston 25-vjetorin e çlirimit. Rama: Lidershipi të heqë dorë nga përdorimi elektoral i çështjeve të jashtme

Kryeministri Edi Rama u bë pjesë e ceremonive në Prishtinë për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare tha se lidershipi i Kosovës duhet të heqë dorë nga përdorimi për qëllime elektorale i çështjeve të politikës së jashtme.

Fitore e madhe e së djathtës ekstreme në Europë. Bien qeveritë në Francë dhe Belgjikë

E djathta ekstreme në Gjermani, Francë e Austri, shënoi një fitore të madhe në zgjedhjet për Parlamentin Europian. Në Francë, presidenti shpërndau parlamentin dhe shpalli zgjedhjet e parakohshme. Jep dorëheqjen edhe kryeministri i Belgjikës.

Kombetarja, 2 seanca stërvitore në ditë. Shpresë për rezultat pozitiv me Italinë

Na ndajnë vetëm 4 ditë nga Kampionati Europian, kompeticioni që do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e TV Klan. Kombëtarja po stërvitet në dy seanca në ditë. Elseid Hysaj thotë se shpreson në një rezultat pozitiv ndaj Italisë.

Capello paralajmëron Italinë: Spalleti ka ende shumë punë. Morata: Shqipëria, ekip cilësor

Trajneri i njohur Fabio Kapelo këmbëngul se Italisë do t’i duhet më shumë guxim në Europian dhe se Spaletit i duhet të bëjë ende punë me skuadrën. Ndërsa kapiteni i Spanjës, Alvaro Morata shprehet se Shqipëria ka një ekip me cilësi.

“Ngec” reforma zgjedhore. Bylykbashi: PD duhet ta  kushtëzojë me ligjet që duan shumicë të cilësuar

2 muaj pas prezantimit të platformës për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi flet me shqetësim për arritjen e një marrëveshjeje. Ai thotë se opozita duhet ta kushtëzojnë këtë reformë me votën për ligjet që duan shumicë të cilësuar.

Skandali mjedisor në Koman, autoritetet vihen në lëvizje. Nis pastrimi i mbetjeve urbane

Euro bie nën 100 lekë ekspertët: Kërkesë e lartë, flusk valutë nga turizmi e remitancat

Monedha Euro e nisi javën me një rënie të ndjeshme pasi në pikat e këmbimit valutor u ble me 99.8 lekë. Për ekspertët e ekonomisë, kjo vjen si shkak i nisjes së sezonit turistik, remitancave dhe kërkesës së lartë për monedhën europiane.

/tvklan.al