Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 12 Qershor 2024 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 12 Qershor 2024
Sylvihno paralajmëron Italinë: Fusha do të sjellë të papritura. Duka: Fitojme 1 me 0
Kur mbeten vetëm 2 ditë nga nisja e europianit, një ekskluzivitet i Tv Klan, trajneri, Silvinjo paralajmëron Italinë se fusha mund të sjellë të papritura. Më optimist është kreu i Federatës, Armand Duka që thotë se do fitojmë 1 – 0.
Kombëtarja Shqiptare vlen 139 milione euro. Anglia, përfaqësuesja më e shtrenjtë me 1.7 mld
26 lojtarët e kombëtares shqiptare të thirrur nga trajneri Silvinjo në Gjermani vlejnë 139 milion euro, duke lënë pas vetëm Rumaninë. Përfaqësuesja më e shtrenjtë e europianit është Anglia, lojtarët e së cilës vlejnë 1.7 miliardë euro.
Rama: Në 2030, Shqipëria kampione e turizmit në ballkan. Hapen rrugët e reja dhe aeroporti i Vlorës
Kryeministri Rama thotë se në 2030 vendi ynë do të jetë kampion i turizmit në rajon. Ai njoftoi se së shpejti hapet tuneli i Llogarasë, inaugurohen disa akse të reja rrugore dhe se verën e ardhshme do të jetë gati edhe Aeroporti i Vlorës.
Monika Kryemadhi, prej 5 oresh në SPAK. Për dosjen e lobimit në SHBA dhe pasurinë
Arrestohet në Dubai Durim Bami. Policia nis përpjekjet për ekstradimin e tij
Merr fund arratia e Durim Bamit, i njohur ndryshe si “I forti i Niklës”. 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga SPAK është arrestuar në Dubai, ndërsa Interpol Tirana ka nisur menjëherë përpjekjet për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Vijon pabarazia e pagave mes shtetit dhe privatit. Instat: Pagat në shtet u rritën me 13.8 % përqind
Sektori publik vijon të jetë më i paguar se ai privat në Shqipëri. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave zbulojnë se në tre muaj e parë të këtij viti pagat në shtet u rritën me 13.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Hamas-i drejt pranimit të armëpushimit, por kërkon garanci nga Izraeli për fundin e luftës
Hamasi duket se është në prag të pranimit të marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin, të propozuar nga Shtetet e Bashkuara. Por organizata palestineze kërkon garanci nga Izraeli për fundin e shpejtë të luftës.
/tvklan.al