Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 13 Qershor 2024 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 13 Qershor 2024
Vetëm 1 ditë nga nisja e “Euro 2024”. Kombëtarja, e fokusuar për sfidën me Italinë
Na ndan vetëm 1 ditë nga nisja e Kampionatit Europian, që do të transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan. Kombëtarja mbetet e fokusuar tek sfida e së shtunës me Italinë. Trajneri Silvinjo uli sot intensitetin e stërvitjes që futbollistët të ruajnë energjitë.
Ngrihen dy “Fan Zone” të mëdha në Tiranë për të përjetuar emocionet e “Euro 2024”
Ende pa nisur atmosfera e Europianit ka përfshirë edhe Tiranën. Emocionet e kombëtares do të përjetohen edhe në dy “fan zone” të mëdha që po ngrihen nga bashkia në sheshin “Skënderbej” dhe stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë.
Ilir Meta, 3 orë në SPAK për lobimin dhe hetimin pasuror. Kreu i “PL” sulmon Altin Dumanin
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet sot nga SPAK për më shumë se 3 orë për çështjen e kontratave të lobimit në SHBA dhe verifikimit të pasurisë. Ai nuk u kurseu akuzat ndaj Altin Dumanit duke e quajtur një “njeri që i shërben Ramës”.
Lehtësi për pagesat e shqiptarëve në BE. BSH aplikon për anëtarësim në “SEPA”
Banka e Shqipërisë dorëzon aplikimin për t’u bërë pjesë e zonës gjeografike “SEPA”. Anëtarësimi në këtë organizatë do t’u mundësojë qytetarëve dhe bizneseve shqiptare më shumë lehtësi dhe më pak kosto në sistemin e pagesave të BE-së.
Gjysma e punonjësve shqiptarë, të stresuar. Sondazhi i Gallup, 42% kërkojnë një punë të re
Një sondazh i “Gallup” vëren se gati gjysma punonjësve shqiptare janë të stresuar. Ekspertët e lidhin këtë me mënyrën e organizimit të punës dhe pagat. Më të stresuarit në Europë janë punëtorët në Qipro ndërsa më pak ata në Danimarkë.
G7 mblidhet në Itali për Ukrainën e Gazën. Për herë të parë merr pjesë edhe Papa
Nisi sot në Itali, samiti i G7-ës. Në fokus janë konfliktet në Ukrainë e Gaza si dhe kriza e emigrantëve. Papa Françesku do të jetë i pari lider i Vatikanit që do të marrë pjesë në një samit të tillë ku do të flasë për inteligjencën artificiale dhe abortin.
/tvklan.al