Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 13 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 13 Shtator 2024
PS i drejtohet Venecias për mandatin e Xhaçkës. BE dhe SHBA: Ky s’është një hap në drejtimin e duhur
Pas votës kundër dërgimit të mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese, parlamenti i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion. Ambasada amerikane dhe ajo e Bashkimit Europian shprehen se ky nuk është hap në drejtimin e duhur. Reagon Spiropali.
Berisha mbetet në “arrest shtëpie”. Apeli lë në fuqi të njejtën mase edhe pas akuzës
Gjykata e Posacme e Apelit la në fuqi masen e sigurisë së “arrestit në shtëpi” për ish -kryeministrin Sali Berisha edhe pas komunikimit të akuzes së ngritur kunder tij. Avokatet e kryedemokratit thanë se ky ishte nje vendim i paracaktuar.
Grupi i PS mblidhet në Elbasan: Regjistrimi për votën e diasporës do të nisë në janar
Regjistrim për votën e diasporës do të nisë në janar dhe përfundon në mars. Lajmi u dha në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, në Elbasan, ku u diskutua edhe mbi integrimin, anti-korrupsionin dhe prioritetet e sesionit të ri.
Rama: Rritja e pagave për mësuesit nuk do të ndalet. 240 oficerë për sigurinë në shkolla
Kryeministri Rama premton se rritja e pagave të mësuesve, policëve dhe mjekëve nuk do të ndalet. Në një aktivitet për sigurinë në shkolla ai tha se janë angazhuar 240 oficere dhe se vendosja e kamerave do ta rrise nivelin e sigurisë.
Telefona dhe drogë me dron në burgun e Peqinit. Transferohen të dënuarit e dyshuar
Telefona celulare dhe droga të llojeve të ndryshme me dron në burgun e Peqinit. Policia e burgjeve arrin të kape në kohë pajisjen fluturuese, ndërsa drejtuesit vendosin transferimin e të denuarve të dyshuar si pjesë e këtij plani.
Vuçiç shpall planin me 7 kushte ndaj Kosovës: Zgjedhje të reja në veri, ose shpallim autonomine
Presidenti serb, Vuçiç shpall planin me 7 pika për marrëdheniet me Kosovën, i cili perfshin tërheqjen e të vendimeve të fundit të qeverisë Kurti dhe zgjedhjet të reja në veri të Kosovës. Në të kundërt paralajmëron shpallje të autonomisë Kosove-Metohi.
/tvklan.al