#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 16 Korrik 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 16 Korrik 2023

Proces i Berlinit, Rama fton 6 liderët e BP në takim në Tiranë, refuzon sërish Kurti.

Pas turit ballkanik, kryeministri Edi Rama ka ftuar të hënën në Tiranë pesw liderët e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar për Procesin e Berlinit. I vetmi qe nuk ka konfirmuar praninë e tij në këtë takim është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Shkon në 54 numri i të arrestuarve për trafik droge në Elbasan. Kapen dy të shpallur në kërkim.

Shkon në 54 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit antidrogë “Rrjeti”. Policia arrestoi dy persona të tjerë të cilët ishin shpallur në kërkim, ndërsa vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës në Elbasan.

Masakra e Fushë-Krujës, prokuroria kërkon ndihmën e Sllovenisë për zbardhjen e ngjarjes.

Prokuroria kërkon ndihmën autoriteteve sllovene për të zbardhur masakrën e Fushë-Krujës ku mbeti i vrarë edhe Brilant Martinaj. Kjo pasi hetimet kanë zbuluar se makina e përdorur në ngjarje mund te kete ardhur nga Sllovenia

Turistët dhe temperaturat, rrisin thirrjet në urgjencë. Brataj: 20% janë të huaj, probleme edhe në zonat malore.

Rritja e temperaturave dhe numrit të turistëve ka shtuar rastet e urgjencave mjekësore. Kreu I këtij shërbimi, Skënder Brataj shprehet se brenda 24 orëve janë regjistruar 1300 telefonata në Urgjenca Kombëtare, ng ate cilet 20 përqind e tyre janë të huaj.

Europa nën valen e të nxehtit, Sardenja do të shënojë 48 gradë. Italia lëshon alarmin e kuq.

Vala e të nxehtit përvëlues që ka përfshirë europën jugore do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme, teksa sinoptikanët parashikojnë temperatura deri në 48 gradë në Sardenja. Autoritetet italiane lëshojnë alarmin e kuq në 16 rajone.

/tvklan.al