Në 9 vite në Tiranë janë ndërtuar 109 kopshte dhe çerdhe. Është kjo deklarata e kryebashkiakut Erion Veliaj teksa pa nga afër kopshtin e ri në Njësinë nr. 10.

Më vjen mirë që e çliruam këtë hapësirë dhe e ndërtuam nga e para. Për ne ky është kopshti ose çerdhja e 109-të që hapim në Tiranë. Për dikë mund të duket statistikë, por kur mendon që secila prej tyre është një vatër e madhe, që i ka sjellë një kontribut të jashtëzakonshëm komunitetit, jo vetëm për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve, por edhe për lehtësimin e prindërve, që ata t’i rikthehen karrierës, të sjellin një rrogë tjetër në shtëpi, është vërtet bekim.”

Veliaj tha se bashkia do të vijojë hapjen e institucioneve të reja arsimore, duke marrë edhe hapësira me qira në ato zona ku nuk ka hapësira publike për t’i shërbyer komunitetit.

“Do të veprojmë si te Fresku, te “Kodra e Diellit”, te lagjja “Rilindja” në Unazën e Madhe, duke marrë ndërtesa me qira aty ku nuk ka hapësira. Kështu, rikuperojmë menjëherë edhe shërbimin e munguar në lagjet e reja.”

Duke u ndalur tek pensionistët, Veliaj tha se pas 1 muaji, ata do të udhëtojnë falas në transport publik. Ndërsa duke filluar nga Shtatori tjetër, të gjithë nxënësit do të kenë ushqim falas në shkollat e Tiranës.

Tv Klan