Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 17 Dhjetor 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 17 dhjetor 2024

Shqipëria çel dy kapituj të tjerë me BE. Rama: S’ka kthim pas. Synojmë t’i hapim të gjithë brenda 2025

Shqipëria çeli sot dy kapituj te tjerë te negociatave me Bashkimin Europian. Kryeministri Rama tha se synon hapjen e te gjithë kapitujve brenda vitit 2025, ndërsa presidenca hungareze vlerësoi se Shqipëria ka pasur sukses te shkëlqyer.

PD kërkon komision hetimor për portin e Durrësit: Ligji përjashtoi kompaninë nga taksa e infrastrukturës

Partia Demokratike depozitoi sot kërkesën per ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar per Portin e Durrësit. Sipas saj, kompania qe do te ndërtojë projektin mori disa privilegje me ligj. Pjese e hetimit është edhe Porto Romano.

Gjykata e Apelit refuzon lirimin e nxënësit të shkollës ‘’Fan Noli’’ që vrau bashkëmoshatarin

Gjykata e Apelit refuzoi kërkesën e mbrojtjes se nxënësit 14 -vjecari te shkollës “Fan Noli” qe vrau bashkëmoshatarin e tij me thike pas nje sherri për motive te dobëta. Ai do te vazhdoje te qëndrojë ne burg deri ne dhënien e dënimit.

Të huajt, interes për të vizituar Shqipërinë për festa. Tirana, Durrësi e Berati më të preferuarit

Shtohet interesi i te huajve per te kaluar festat e fundvidtit ne Shqiperi Operatoret turistikë thonë se rezervimet jane te shumta. Me i preferuar mbetet kryqyteti, ndersa prenotime te shumta ka edhe ne Durres e Berat.

Akuzat e reja të speciales, Thaçi: Nuk paraqes rrezik për asnjë projekt qeverisës, s’kam ambicie politike

Ish-presidenti Hashim Thaçi i lidh me zgjedhjet e reja në Kosovë akuzat e reja që Prokuroria Speciale e Hagës ka ngritur ndaj tij. Ai thotë se nuk përbënë asnjë rrezik për ndonjë projekt qeverisës dhe se nuk ka më asnjë ambicie politike

Publikohet video e vrasjes së komandatit rus me eksploziv nga zbulimi ukrainas

Publikohen pamjet e vrasjes me eksploziv të komandatit të trupave ruse për mbrojtjen nga sulmet kimike dhe bërthamor. Eksplozivi ishte vendosu në nje skuter dhe për këtë atentat Moska akuzon Kievin

/tvklan.al