Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 21 Tetor 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Drini Zeqo
Headline 21 Tetor 2024
Arrestohet me urdhër të SPAK ish-presidenti Ilir Meta. Akuzohet për disa vepra penale
Arrestohet me urdher te SPAK kreu i Partise se Lirise, Ilir Meta. Ish -presidenti dhe ish -kryetari i Kuvendit akuzohet per disa vepra penale, qe perfshijne korrupsionin, pastrimin e parave dhe fshehjen e pasurise. SPAK sqaron akuzat zyrtarisht.
Video/ publikohen pamjet e arrestimit të Ilir Metës. U nxorr nga makina me forcë, po kthehej nga Kosova
Ilir Meta u arrestua nga agjentet e Byrose Kombetare te Hetimit ne hyrje te Tiranes, teksa po kthehej nga Kosova. Nje video e siguruar nga Tv Klan tregon se ai nxirret me force nga mjeti i tij, ku ishte pasagjer. Policia thote se Meta kundeshtoi efektivet dhe i fyeu ata.
Arrestimi i Ilir Metës, Berisha: Persekutim politik. Janë përpjekur ta eliminojnë fizikisht
Lideri demokrat Sali Berisha thote se arrestimi i Metes eshte akt terrorist e persekutim politik dhe deklaron se ka pasur perpjekje edhe per eliminimin e tij fizik. Partia e Lirise thote se me kete akt, mazhoranca i shpalli lufte opozites.
SPAK zbardh akuzat ndaj ish -deputetit Jurgis Çyrbja. Sekrete Shtetërore për të ndihmuar grupet kriminale
SPAK zbardh akuzat ndaj ish -deputetit socialist, Jurgis Çyrbja, te arrestuar nje dite me pare ne Durres. Ai akuzohet se u ka dhene informacione qe perbejne sekret shteteror grupeve kriminale dhe ka perfituar prej tyre vota ne zgjedhje.
Rama: Duhen 500 milione euro për të rritur pensionet. Ndëshkim për bizneset që nuk paguajnë sigurimet
Kryeministri Rama thote se gropa e pensioneve ka arritur ne 500 milione euro dhe paralajmeroi personat dhe bizneset qe shmangin pagesen e kontributeve, se autoritetet do te sillen njesoj me ata qe nuk paguanin energjine.
Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare Fetullah Gylen. Armiku i Erdoganit vuante nga zemra dhe diabeti
Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare, Fetullah Gylen, i konsideruar si armiku politik “numër 1” i presidentit turk Erdoan. Për shkak të luftës së ashpër politike mes tyre, Gylen jetonte prej nje çerek shekulli në Shtetet e Bashkuara.
/tvklan.al