#Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 22 Korrik 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Anjola Hamzaj

Headlines 22 Korrik 2023

Tragjedia në Gramsh, familja Zogu hap dyert e mortit. Shefi i zjarrfikësve: S’dinin not, liqeni ka gropa të thella

Një ditë pas tragjedisë që u morri jetën 4 personave, familja Zogu në Gramsh ka hapur dyert e mortit. Ekspertët thonë se asnjëri prej të viktimave nuk dinte not dhe se përpjekje e tyre për të shpëtuar njëri-tjetrin ka qenë fatale

Sezoni turistik rrit aksidentet rrugore. Brataj: Gjatë Korrikut, deri në 14 aksidente në ditë

Numri i lartë i turistëve të huaj dhe kthimi i emigrantëve shqiptarë për pushime në vendlindje ka rritur numrin e aksidenteve në vend. Kreu I Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se gjatë korrikut janë shënuar deri në 14 aksidente.

Zbulohet laboratori i falsifikimit në Korçë, 3 në pranga. Kapen 119 pasaporta e leje qëndrimi për në SHBA dhe BE

Zbulohet në Korçë një laborator për falsifikimin e mjeteve të identifikimit dhe dokumenteve për jashtë shtetin. Policia arreston 3 persona, ndërsa sekuestron 119 pasaporta, leje qendrimi e patenta për në SHBA, BE dhe Amerikën Latine.

Rama: Tirana, magnet për turistët. Aeroporti “Nënë Tereza”, i pari në rajon për pasagjerë

Kryeministri Edi Rama thotë se Tirana në veccanti dhe gjithë Shqipëria në tërësi është kthyer një magnet për turistët e huaj. Ai shprehet se me rritmet e deri tanishme aeroporti “Nënë Tereza” mund të dalë I pari në rajon për numrin e pasagjerëve

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit, moment historik. Zgjedhjet në 4 komuna, mina që u shkel

I derguari i BE-se për dialogun, Miroslav Lajçak thotë se marrëveshja e Ohrit ishte moment historik. Por ai thekson se zgjedhjet në komunat me shumicë serbe ishin mina që hodhi në herë ccdo përpjekje për normalizimm të marrëdhënieve

Greqia përballet me fundjavën më të nxehtë në 50 vjet. Turqia i shkon në ndihmë për shuarjen e zjarreve

Greqia po përballet këtë fundjavë me temperaturat më të lërta në 50 vjetët e fundit. Ndërsa presidenti turk Rexhep Taip Erdoan vendos ti shkojë në ndihmë me avionë dhe helikopterë për shuarjen e zjarreve

Luiza Gega fiton në 3 mijë m me pengesa dhe ngre flamurin shqiptar në Serbi. Kulifikohet në Olimpiadë

Luiza Gega fiton garën e 3 mijë metrave me pengesa dhe merr të artën në Kampionatin Ballkanik që mbahet në Serbi. Ajo kapi kohën olimpike duke u kualifikuar në lojërat olimpike që mbahen vitin e ardhshëm në Paris./tvklan.al