Kryeministri australian Anthony Albanese shpalosi para parlamentit planin për të ndaluar fëmijët dhe adoleshentët deri 16 vjeç, të përdorin rrjetet sociale.

Albanese sqaroi se efektshmërinë e këtij ligji e garanton verifikimi i moshës përmes të dhënave biometrike të cilat do të verifikohen drejtpërdrejt nga autoritetet shtetërore.

Rrjetet sociale, po ashtu do të detyrohen të fshijnë të dhënat personale të identifikimit të fëmijëve, siç janë fotot.

“T’u rikthejmë fëmijëve, fëmijërinë e tyre, t’u japim prindërve paqen mendore. Ta miratojmë këtë ligj për të cilin do të jemi shumë krenarë”.

Agjencia e lajmeve Reuters sjell megjithatë, shembullin e një të riu australian, i cili është kundër këtij projektligji.

Ai është 17-vjeçari Leonardo Puglisi, themelues i medias së famshme informative online “6 Neës”. Ai e hapi këtë media fillimisht në Youtube, kur ishte vetëm 11 vjeç.

Gjatë këtyre viteve, gazetarët adoleshentë të këtij kanali kanë intervistuar shumë personalitete, përfshirë edhe Kryeministrin aktual kur ishte në opozitë.

“Shumë fëmijë nuk e kanë futbollin si pasion kryesor dhe mund të kenë nevojë për mediat sociale për të zbuluar çfarë duan të bëjnë. Le ta bëjnë në mënyrë të sigurtë, por ndalimi i plotë nuk e lejon këtë”.

Plani i qeverisë australiane konsiderohet si më i ashpri nga përpjekjet që po bëjnë shumë shtete të botës, për të larguar fëmijët nga dhuna dhe bullizimi online, me pasoja në shëndetin e tyre mendor.

Tv Klan