lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 23 Maj 2024 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 23 Maj 2024
Rezoluta anti-korrupsion shkon të hënën në Kuvend. PS: Duam gjithpërfshirje. PD: Mbivendosje kompetencash
Rezoluta anti-korrupsion mbërrin të hënën në parlament. Demokratët shprehin shqetësimin se ajo krijon mbivendosje kompetencash, por socialistët garantojnë se Komisioni i Posaçëm nuk merr atributet e asnjë organizmi tjetër.
Skemë mashtrimi dhe piramidale me kreditë, pranga 9 përmbaruesve dhe administratorëve
9 persona, përmbarues, administratorë të shoqërive përmbaruese dhe administratorja e Mikro Credit Albania, u vunë në masa sigurimi “Arrest në burg” dhe “Arrest në shtëpi” për ngritjen e një skeme mashtrimi ndaj qytetareve.
Edhe shqiptarët po e vizitojnë më shumë Shqiperine. Shkak, zgjerimi i ofertave
Jo vetëm të huajt, por edhe shqiptaret po e vizitojnë me shumë Shqipërinë. Në 3 muajt e parë të këtij viti, në strukturat akomoduese janë regjistruar 22% më shumë pushues shqiptare se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Më shumë vajza në universitet. Rritet numri i djemve që mjaftohen me 9-vjeçaren
Vajzat përbejnë numrin më të madh të të rinjve që ndjekin arsimin e lartë, ndërsa meshkujt po mjaftohen gjithmonë e më shumë me arsimin bazë dhe atë të mesëm. Ekspertet thonë se djemtë orientohen më shpejt drejt tregut të punës.
Asambleja e OKB miraton rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë. Shqipëria voton pro saj
Mes polemikave dhe debateve, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenim një rezolutë që dënon gjenocidin në Srebrenicë. Edhe Shqipëria votoi pro draftit të propozuar nga Gjermania dhe Ruanda.
Duka: Duam të ecim sa më gjatë në “Euro 2024”. Grupi i vështirë, por do të kërkojmë rezultat
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka thotë se synimi i kombëtares është të qëndrojë sa më gjatë në Europian. Në një intervistë për mediat italiane, Duka tha se grupi është i vështirë, por kuqezinjtë do të kërkojnë rezultate.
/tvklan.al