Lajme, #edicioniinformativ ora 23:45 data 27 Nëntor 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 27 Nëntor 2024
Lirohet Sali Berisha, gjykata shuan masën e “Arrestit në Shtëpi”: Fundi i një procesi politike Ish-kryeministri Sali Berisha fiton lirinë, pasi Gjykata e Posaçme shuan masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Para mbështetësve të tij në selinë blu, lideri i opozitës tha se ky ishte fundi i një procesi të turpshëm politik.
SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecen, akuzohet se shkeli ligjin për të favorizuar një biznesmen Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq deputetin socialist, Plarent Ndreca. SPAK e akuzon atë se gjatë kohës që ka mbajtur detyrën e sekretari të përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme ka shkelur ligjin duke favorizuar një biznesmen.
Qeveria miraton bonusin e fundvitit për pensionistet,do të nise të shpërndahet në javën e dytë të dhjetorit Duke nisur nga java e dytë e dhjetorit mbi 724 mijë pensionistë do të nisin të marrin bonusin e fundvitit. Sipas vendimit të qeverisë 511 mijë prej tyre do të marrin 150 euro bonus dhe 213 mijë të tjerë do të marrin 100 euro.
Rama: Komisioni për mirëqeverisjen do jetë permanent. Ajo që kemi bërë për pronat, e pamjaftueshme Kryeministri Edi Rama thotë se komisioni posaçëm për mirëqeverisjen do të jetë permanent deri në anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ai theksoi se për pronat është bërë një punë e madhe, por e pamjaftueshme për tu bërë pjesë e unionin europian.
Balluku: Unaza e madhe,gati me 31 dhjetor. Do të ngelen detaje të vogla që do plotësohen më vonë Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku konfirmon se Unaza e Madhe e Tiranës do të hapet e gjitha për automjetet brenda 31 dhjetorit të këtij viti. Ajo thotë se më pas do të vijojë puna për detaje të vogla.
Armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut, nis kthimi i libanezëve të larguar nga bombardimet Libanezët që braktisën shtëpitë e tyre nga bombardimet e ashpra izraelite, nisën të kthehen në atdhe me hyrjen në fuqi të armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut. Ky pakt po cilësohet si i brishte për disa faktorë.
/tvklan.al