#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 28 Korrik 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 28 Korrik 2023
Krim i rëndë në një familje në Lipjan, burri vret gruan, djalin e më pas veten.
Një krim i rëndë ka tronditur pasditen e sotme Kosovën, teksa 3 persona u gjetën të vrarë në një fshat të Lipjanit. Dyshohet se bëhet fjalë për një krim brenda familjet, teksa burri ka vrarë gruan, djalin dhe më pas veten.
Detaje për arrestimin e Gjokës dhe Bistrit nga SPAK, zbardhen 4 atentate. Përgjimet, nga Franca.
SPAK jep detaje per operacionin qe coi ne arrestimin e 6 personave, mes te cileve ish -zyrtarin e policise, Oltion Bistri dhe biznesmeni Pellumb Gjoka. Pergjimet e ardhura nga Franca zbuluan 1 vrasje, 1 plagosje dhe 2 plane per atentate.
Safet Gjici e Alma Kaçi, sërish përpara SPAK. Prokurorët hetojnë mbi qellimin e videos.
Ish -kryetari i Bashkise se Kukesit, Safet Gjici dhe vajza me te cilen ai u filmua duke kryer marredhenie seksuale ne zyren e tij, u pyeten serish nga SPAK. Prokuroret po hetojne per te zbuluar qellimin per te cilin u realizua videoja.
Rama mbledh qeverinë në Tepelenë: Reflektime në prag të një sezoni reformimesh.
Kryeministri Rama mbledh qeverine ne nje takim informal ne Tepelene, ku po analizohet puna e çdo ministrie. Ai thotë se mbledhja dy ditore do te shërbejë edhe për të reflektuar dhe qarkulluar ide në prag të sezonit të ri të reformimit të qeverisjes
Gjiknuri: Akuzat për inceneratorët, politike. Berisha: Është i përfshirë kokë e këmbë te ‘’Elbasani’’.
Ish -ministri i Infrastruktures dhe Energjise, Damian Gjiknuri hedh poshte akuazat per inceneratoret, duke i quajtur ato si politike. Por Sali Berisha thote se ai eshte i perfshire koke e kembe ne ceshtjen e inceneratorit te Elbasanit.
Euro e Dollari nisin rikuperimin kundrejt Lekut. Ekspertët: Është situatë e përkohshme.
Euro dhe dollari nisin rikuperimin ndaj lekut. Por ekspertet thone se kjo ringritje e monedhave te huaja ne tregun valutor te vendit eshte e perkohshme, pasi pritet luhatje te tjera te tyre ne ditet ne vijim.
Akuzë e re penale për Donald Trump. Detyroi të punësuarin të prishë pamjet filmike.
Prokurorët amerikanë ngritën një akuzë të re penale ndaj ish-presidentit Donald Tramp. Ai akuzohet se detyroi një punonjës të rezidencës private në Florida, të fshijë pamjet filmike me disa prova mbi dosjet sekrete.
/tvklan.al