E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn ishte e pranishme në konferencën në kuadër të ditës ndërkombëtare të dhunës kundër gruas ku i pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.

VanHorn theksoi se më shumë se 5 mijë gra po marrin kujdesin e nevojshëm në strehat e posaçme në gjithë vendin. Ndër të tjera e Ngarkuara me Punë e SHBA tha se duhet që çdo punonjës policie të sigurohet që urdhrat e mbrojtjes të zbatohen.

Nancy VanHorn: Shqipëria ka një kuadër në fuqi për të përmirësuar në mënyrë të ndjeshme sigurinë e qytetareve të saj femra. Plani kombëtar i veprimit përqëndrohet në parandalimin e dhunës me bazë gjinore, në forcimin e politikave kundër ngacmimit dhe rritjen e vendimmarjes. Ndërkohë që fokusi është tek gratë kjo cek të gjithë shqiptarët sepse çështja prek sigurinë kombëtare e madje edhe atë globale. Trajtimi i dhunës në shtëpi është diçka që mund të çlirojë cikle traumash që mund të çojë në radikalizime dhe në fakt është një nga shkaqet rrënjësore të ekstremizmit.

Ambasada Amerikane është krenare të mbështesë fazën fillestare të planit të zbatimit 2023-2025 dhe dua të theksoj disa mënyra që ne po afrojmë këtë ndihmë. Po ofrojmë ndërtim kapacitetesh, rritje të ndërgjegjësimit, një manual trajnimi si dhe një program kombëtar shkëmbimi për bashkitë, në mënyrë që ata të mësojnë praktikat më të mira. Po e mbështesim në mënyra konkrete. Po ndihmojmë nënat, vajzat adoleshente po mësojnë për sulmet ‘fishing’ ku duket se më shumë se 5000 gra po marrin kujdesin për të cilën kanë nevojë në strehat në mbarë vendin. Dua edhe të flas për atë se çfarë po bëjmë sa i përket partneritetit. Po ndahen procese për përzgjedhje me barazi gjinore dhe gjithashtu po zbaton një program koordinimi.

Mendoj që ministri përmendi shoqatën e shkëlqyer të grave police në Shqipëri, ku në fakt kam marrë pjesë në një konferencë në Çikago dhe kolegët janë të kënaqur dhe kam përshtypjen se kanë bërë zgjedhjen për kryesinë dhe jam e kënaqur të shoh që kryekomisarja është këtu në panel. Në kuadër të ndihmës së SHBA po rritet standardet kundër diskriminimit. Kjo është e rëndësishem dhe këtu po e shoh me kujdes është shumë e rëndësishme që të ketë plane ku ka punë konsistente. Planet duhet të jenë më shumë se në letër. Çdo zyrtar nga Policia duhet të sigurohet që urdhrat e mbrojtjes të zbatohen. SHBA mbetet partneri i juaj për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt për gratë komunitetin dhe botën.

/tvklan.al