#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 29 Korrik 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 29 Korrik 2023

Rama: paralajmëron riorganizim të qeverisë. Largimi i Gjiknurit, për të çuar punët në nivel tjetër.

Në përfundim të mbledhjes dyditore të qeverisë në Tepelenë, kryeministri Edi Rama paralajmëroi riorganizim të qeverisjes. Ai tha se largimi i Gjiknurit nuk lidhet me aferën e inceneratorëve, por me nevojën për të çuar në një nivel tjetër punët në parti.

PD mban zgjedhjet për kryetar mes kontestimeve dhe përçarjes. Pjesëmarrje shumë e ulët në votime.

Partia Demokratike zyrtare mbajti sot mes kontestimeve dhe perçarjes zgjedhjet për kryetar, ku Lulzim Basha sfidohet nga një kandidat anonim si Gjergji Hani. Në votimet e shpallura të pavlefshme nga Këshilli Kombëtar pati një pjesmarrje të ulët.

Burg për 6 të arrestuarit për vrasje dhe korrupsion. Avokatët: Nuk vërtetohet autorësia e komunikimeve.

Gjykata lë në burg 6 të arrestuarit për vrasje dhe korrupsion, perfshi biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-shefin e operacionales, Oltion Bistri dhe prokurorin Xhevair Lita. Avokatët hedhin poshtë akuzat duke pretenduar se nuk vërtetohet autorësia e komunikimeve.

Vizita e Shoihgu në Penian, SHBA: Rusia kërkon të marrë armë nga Koreja e Veriut.

Moska po përpiqet të marrë armë nga Koreja e Veriut për t’i perdorur kundër Ukrainës. Dyshimet i hedh sekretari i shtetit Entoni Blinken, i cili tha se ky ishte edhe qëllimi i fshehtë i vizitës së paprecedentë të ministrit rus të mbrojtjes në Penian.

Shqipja, 6000-vjeçare. Science: Një ndër gjuhët më të vjetra indo-europiane që fliten ende.

Gjuha shqipe ashtu si populli shqiptar, eshte të paktën 6 mijë vjet e vjetër. Një artikull i fundit në Science, konfirmon se shqipja është një ndër tri gjuhët më të vjetra indo-europiane që fliten ende sw bashku me armenishten dhe greqishten.

300 mln Paund për rinovimin e stadiumit të Man.City. Zgjerohet kapaciteti në 60 mijë vende.

Këshilli i Manchesterit miraton projektin për rinovimin e stadiumit ku luan ekipi kampion i Anglisë. I gjithë projekti do të kushtojë rreth 300 milionë paund dhe ndërhyrja parashikon zgjerimin e kapacitetit në 60 mijë tifoza.

/tvklan.al