#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 29 Korrik 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 29 Korrik 2023
Burri vret gruan në Maliq dhe hedh në pusetë. Viktima ishte me urdhër mbrojtje
Një 46 vjeccare, e identifikuar si Luiza Mullalli u gjet e vrarë mbrëmjen e sotme në një pusetë në fshatin Zemblak të Maliqit. Autor dyshohet se është bashkëshorti i saj me të cilin ishte në një proces divorci.
Burg për 6 të arrestuarit për vrasje dhe korrupsion. Avokatët: Nuk vërtetohet autorësia e komunikimeve.
Gjykata lë në burg 6 të arrestuarit për vrasje dhe korrupsion, perfshi biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-shefin e operacionales, Oltion Bistri dhe prokurorin Xhevair Lita. Avokatët hedhin poshtë akuzat duke pretenduar se nuk vërtetohet autorësia e komunikimeve.
Basha rizgjidhet kryetar i PD. Rënie drastike e mbështetësve. Procesi, drejt gjykatës
Lulzim Basha është zgjedhur sërish kryetar i Partisë Demokratike, përmes një procesi të kontestuar zgjedhor, qe pritet te perfundoje ne gjykate. Rezultati tregoi se mbeshtetja e tij nder vite ka rene ne menyre drastike.
Rama: Paralajmëron riorganizim të qeverisë. Largimi i Gjiknurit, për të çuar punët në nivel tjetër.
Në përfundim të mbledhjes dyditore të qeverisë në Tepelenë, kryeministri Edi Rama paralajmëroi riorganizim të qeverisjes. Ai tha se largimi i Gjiknurit nuk lidhet me aferën e inceneratorëve, por me nevojën për të çuar në një nivel tjetër punët në parti.
Vizita e Shoihgu në Penian, SHBA: Rusia kërkon të marrë armë nga Koreja e Veriut.
Moska po përpiqet të marrë armë nga Koreja e Veriut për t’i perdorur kundër Ukrainës. Dyshimet i hedh sekretari i shtetit Entoni Blinken, i cili tha se ky ishte edhe qëllimi i fshehtë i vizitës së paprecedentë të ministrit rus të mbrojtjes në Penian.
Shqipja, 6000-vjeçare. Science: Një ndër gjuhët më të vjetra indo-europiane që fliten ende.
Gjuha shqipe ashtu si populli shqiptar, eshte të paktën 6 mijë vjet e vjetër. Një artikull i fundit në Science, konfirmon se shqipja është një ndër tri gjuhët më të vjetra indo-europiane që fliten ende së bashku me armenishten dhe greqishten/tvklan.al