Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 5 Janar 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Disa qytete në jug, pa energji elektrike. Shkak, një defekt në linjat e OST

Dhjetëra shpendë të ngordhur në lagunën e Nartës, shërbimi veterinar merr mostra
Dhjetëra zogj janë gjetur të ngordhur në ditët e fundit në bregdetin e Vlorës. Autoritetet kanë marrë mostra të tyre dhe kanë nisur kryerjen e analizave për të përcaktuar shkaqet dhe nëse kemi të bëjmë një vatër të gripit të shpendëve.

Mjekët: Të rritet mosha e kontrollit bazë. Mbeten jashtë 252 mijë të moshuar mbi 70 vjeç
252 mijë të moshuar mbi 70 vjeç nuk mund të bëjnë falas kontrollin mjekësor bazë. Mjekët rekomandojnë rishikimin e këtij kufiri duke qenë se mosha e thyer ka më shumë nevojë për diagnostikimin e problemeve shëndetësore.

“Bild”: Shqipëria, destinacioni i 2025-ës. “Natyrë e pacënuar dhe larg turizmit masiv”
Tabloidi gjerman “Bild” e ka renditur Shqipërinë mes destinacioneve që do të jenë trend gjatë vitit 2025. Vlerësohet natyra e pacënuar, fshatrat e rivierës së jugut, por edhe mos-prekja nga turizmi masiv.

Ndahet nga jeta ish-Kryeministri grek, Kostas Simitis, 88-vjeçari ndihmoi Shqipërinë në momente të vështira
Ish-kryeministri grek Kostas Simitis ndërroi jetë sot në moshën 88-vjeçare. Ai njihet si personi që anëtarësoi Greqinë në zonën Euro. Simitis e ka vizituar Shqipërinë në vitin 1999 pas momenteve të vështira të luftës në Kosovë.

Valë e re gripi në Europë/ Dyndje në spitale në Francë e Spanjë
Shtimi i kontakteve përgjatë festave të fundvitit ka shkaktuar përhapjen e një vale të re gripale në Europë, Shtetet e Bashkuara e më gjerë. Në Francë dhe në Spanjë ka dyndje në spitale, ndërsa pritet që kulmi të arrihet javën tjetër.

Armando Broja dëmtohet sërish. Ka munguar 442 ditë për shkak të lëndimeve
Armando Broja është dëmtuar sërish në ndeshjen e së shtunës me skuadrën e tij, Everton. Kthimi i tij në fushë është ende i paqartë. Sulmuesi shqiptar ka munguar në total 442 ditë për shkak të lëndimeve.

/tvklan.al