Astrologia e njohur Meri Shehu si çdo të hënë në studion e “Rudina” në Tv Klan bëri parashikimin e klimës së javës për 12-të shenjat e horoskopit. Duke e cilësuar muajin e parë të vitit si të vështirë, pasi do jetë i mbushur plot me të papritura, ajo bëri renditjen për shenjat nga më pak fatlumja e deri tek më “e përkëdhelura”. Sipas saj Marsi i kundërt në Gaforre, Hëna e plotë në datën 14 dhe Afërdita në Saturn do të sfidojnë shenjat.

“Janari është muaji që do të lajmë llogaritë e gjithë viteve të mëparshme, kështu konsiderohet sepse është Marsi i kundërt që është futur në Gaforre. Është rikthyer i kundërt, i kundërt dhe prek çështje shumë sensitive, familjare, të njerëzve të dashur. Por, që këtë kryqin e shenjave kardinale Gaforre, Peshore, Bricjap dhe Dash e prek shumë në jetën personale, karrierë, punë dhe familje. Por, do të na prekë të gjithëve gjithsesi dhe do shikojmë disa ngjarje nga e kaluara që do të fillojnë të dominojnë përsëri dhe këtë na e sjell Marsi i kundërt. Do të shikojmë se çfarë do të ndodhi. Është një Janar i vështirë me sqarime. Sqarohen gjërat një herë e mirë para se të kalojmë një muajt e tjerë. Kemi dhe një Hënë të plotë në datën 14 e cila është në shenjën e Gaforres, dhe këtu do të kemi ngjarje shumë sensitive, familjare dhe nga e kaluara, por dhe çështjet erotike do të jenë pak të vështira. Është futur Afërdita në Peshk, është shumë romantike, shumë e ndjeshme, por do të bëjë një lidhje të vështirë me Jupiterin në Binjak në datën 14”, tha astrologia.

12. Shigjetari: Sot kanë një ditë të vështirë, përballet Mërkuri në shenjën e tyre dhe me Neptunin në Peshk. Çështjet familjare ose ato që lidhen me karrierën komplikohen jashtë mase dhe Shigjetarët nuk do e gjejnë dot rrugën. Kanë një humbje drejtimet ose qëllimet në këtë fillim muaji. Megjithatë do të shohim se sa kosto do të ketë kjo rreth mesit të muajit Janar.

11. Dashi: Janë shenjat kardinale që do të preken këtë muaj nga Hëna e plotë në Gaforre ku do të marrë pjesë dhe Mërkuri në Gaforre, kështu që shumë gjëra nga e kaluara mblidhen bashkë dhe shumë Dashë do të ndjenjë vështirësi në çështje familjare ose karriere. Do duhet që t’i bëjnë mirë llogaritë e tyre. Gjithsesi është një çështje ekonomike dhe erotike që mund të kthehet në skandal në mesin e muajit sidomos me përballjen e Afërditën në Peshk dhe Jupiterit në Binjak. Pra nuk duhet të eksperimentojnë shumë në mënyrën se si flasin, komunikojnë apo në raportet që krijojnë me njerëzit e panjohur.

10. Luani: Dje e deri sot paradite e kishin Marsin të kundërt në shenjën e tyre. Kanë pasur një fundvit të çuditshëm me këtë energjinë e kthyer mbrapsht. Kjo kthehet përsëri në Gaforre dhe duhet të kenë kujdes sidomos në çështje që lidhen me punën dhe shëndetin. Disa paraskena dhe pasiguri që rikthehet nga e kaluara. Do e kalojnë, por duhet të tregojnë kujdes rreth datës 14 dhe 15, pasi mund të ndodhë ai “boom-i” që nuk e prisnin. Ana ekonomike do të jetë me shpenzime rreth mesit të muajit Janar.

9. Gaforrja: Kanë Hënën e plotë në shenjën e tyre këtë muaj dhe detyrimisht do duan që të ndjehen mirë, por është Marsi i kundërt që merr pjesë në këtë gjë. Kështu që e kaluara ju nxjerr nga një “kleçkë” , për të cilin mendonin se nuk ekzistonte ose e kishin shumëzuar me zero, por ja që ju rikthehet. Mund të jetë një person, projekt, por dhe një prapaskenë nga e kaluara. Mund të jetë dhe një kundërshtar në fund të fundit që ju bën gjëmën. Hëna e plotë do të bëjë ndryshime të mëdha.

8. Binjakët: Janë në një periudhë të mirë. Është Jupiteri i kundërt dhe çlirohen nga Shkurti tamam, vazhdon të jetë muaji me problematika. Kthehet i kundërt Marsi në Gaforre dhe rikthen disa probleme ekonomike, strese, sidomos për Binjakët e lindur në 10 ditëshin e parë. Duhet ta shikoni mirë mesin e muajit. Në sferën profesionale, marrëdhëniet në punë e karrierë do të kenë një shkarje të lehtë nga mesi i Janarit. Në këtë drejtim mos e ekspozoni dhe shpenzoni veten më shumë se sa duhet.

7. Demi: Me rikthimin e Marsit të kundërt në Gaforre duket se u rikthehen disa “dhimbje koke”, por që kanë të bëjnë me njerëzit e afërt ose me komunikimin që duan ta sqarojnë me dikë në shoqëri ose me njerëz me të cilët kanë pasur një marrëdhënie pune. Largohen problematikat familjare, por tani Demët duhet të shtrojnë një rrugë më të qartë komunikimi, duhet të rregullojnë marrëdhëniet me njerëzit e afërt. Nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë ka diçka që i ekspozon ata në vështirësi në punë, projekte. Kemi një rikthim mbrapa në të gjitha ato gjëra që kanë realizuar. Do të kemi sherre e debate të çuditshme në marrëdhëniet e tyre me njerëzit e afërt.

6. Peshorja: Si një nga shenjat kardinale do të preket drejtpërdrejt nga Hëna e plotë në Gaforre. Kjo ka të bëjë më shumë me çështjet familjare dhe karriere. Peshoret do duhet të kenë kujdes sepse janë në një hap shumë të rëndësishëm për të kaluar nga një moment i vështirë në një moment të mirë. Por, mund të ndodhë që edhe të kthehen mbrapa se është Marsi i kundërt. Kështu që një përpjekje e tyre këtë mes Janari mund të mos shkojë ashtu siç duhet. Megjithatë do të ndodhë diçka e rëndësishme për mënyrën sesi ata do të ngjisin shkallët në karrierë dhe jetën e tyre personale.

5. Virgjëresha: Rreth datës 15 kanë një lloj problematike në jetën personale, punën dhe marrëdhënien me shtetin. Ose do të kenë abuzuar disi me mundësitë, ose nuk do të kenë një mundësi të mirë këtë muaj. Megjithatë është një moment që ata duhet ta shikojnë me qetësi të mos marrin masa ose vendime të rëndësishme, qoftë në një marrëdhënie personale apo bashkëpunim. Me rikthim e Marsit në Gaforre ka një ndihmesë për të parë me vëmendje bilancet e tyre në marrëdhënie me të afërmit.

4. Akrepi: Po ngjiten deri diku sepse Afërdita është në shenjën e Peshqve, i favorizon shumë në dashuri. Rikthimi i Marsit në Gaforre i rikthen disa mundësi ekonomike ose kontakte me jashtë dhe kjo sikur u jep një lloj çlirimi sepse kanë kaluar muaj të vështirë. Kemi një çlirim ekonomik, në jetën personale. Hëna e plotë në Gaforre, por dhe kalimi i Afërditës në Peshk, i bën disi të lëkundshëm.

3. Peshqit: Duke përjashtuar ditën e sotme, e cila është disi e vështirë për Peshqit sepse do të marrin një lajm jo të mirë ligjor, ose një udhëtim që nuk u bëhet apo një punë që nuk u shkon siç duhet sepse kundërshtohet Mërkuri në Shigjetar me Neptunin e tyre në Peshk. Por, Afërdita do të jetë ndihmuese, pra ana e tyre erotike do të marrë një hov të mirë. Bëni kujdes rreth datës 19 sepse do të kushtëzoheni shumë. Gjithsesi Hëna e plotë në Gaforre u jep një avantazh të mirë në çështjet personale dhe erotike. Zbulojnë njeriun e jetës në fund të fundit.

2. Bricjapi: Saturni në Peshk do të takohet me Afërditën në Peshk dhe do të kenë dhe këta një takim fatlum. Por, mund të themi se ky vit do të jetë i vështirë për Bricjapët dhe Hëna e plotë në Gaforre në fakt do u japë një shkëndijë pozitive. Disa do të rregullojnë gabimet e së kaluarës ose do u rikthehet një martesë apo bashkëpunim. Megjithatë duhet të përgatiten Bricjapët sepse do të kenë pozicione shumë të vështira këtë vit.

1. Ujori: Plutoni në shenjën e tyre bën mrekullia. Me Hënën e plotë në Gaforre do të favorizohen shumë në lidhje me punën, do u rikthehet një mundësi. Dikush do të zihet dhe Ujorët do të zënë një pozicion shumë të mirë ose u rikthehet një e padrejtë që mund t’u jetë bërë, prandaj do të favorizohen më shumë këtë periudhë. Afërdita në Peshk u jep një favor të madh ekonomik, duke përjashtuar datën 14 që duan të bëjë shpenzime, sherre dhe debate. Megjithatë ky do të jetë një muaj i fuqishëm për Ujorët./tvklan.al