#lajme, #edicioniinformativ ora 23:45 data 8 Prill 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 8 Prill 2024

PS: Për mandatin e Xhaçkës vendos Kuvendi të enjten. Opozita: Hidhet në erë shteti ligjor

Këshilli i Imuniteteve mori në shqyrtim vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe vendosi të çojë për votim në seancë plenare mandatin e Olta Xhaçkës. Opozita thotë se mazhoranca po bëhet mburojë për ish-ministren dhe po hedh në erë shtetin ligjor.

Turizmi mbledh në Tirane 40 vende anëtare të OBT. Rama: Pritem 10 mln turistë. Sfide, ruajta e natyrës

Këshilli i Imuniteteve mori në shqyrtim vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe vendosi të çojë për votim në seancë plenare mandatin e Olta Xhaçkës. Opozita thotë se mazhoranca po bëhet mburojë për ish-ministren dhe po hedh në erë shtetin ligjor.

Channel 4, dokumentar për Shqipërinë turistike: Eksploroni bukuritë dhe trashëgiminë historike

Historiania dhe gazetarja Betani Hjugs i kushtoi nje tjeter dokumentar Shqiperise turistike. Ne materialin e publikuar ne kanalin Channel 4, ajo u ben thirrje shikuesve qe te eksplorojne bukurite natyrore dhe trashegimine historike te Shqiperise.

Varhelyi: Të hapen kapitujt e parë me Shqipërinë, nuk ka pse pret Maqedoninë e Veriut

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheji thotë se Shqipëria ka plotësuar kushtet për hapjen e kapitujve të parë të integrimit dhe nuk ka pse të presë Maqedoninë e Veriut. Ai vlerëson se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor është investimi më i mirë për sigurinë përballë rrezikut rus.

Osmani: Rusia po ndikon ne zgjedhjet presidenciale në RMV. S’ka qeveri të re pa ndryshuar kushtetutën

Kandidati shqiptar i Frontit Evropian per president te Maqedonisë se Veriut, Bujar Osmani deklaron se Rusia po ndikon ne zgjedhjet presidenciale. Ai thote se Moska, me mbështetjen e disa kandidatëve, synon destabilizimin e vendit.

Amerika veriore përjeton eklipsin e plotë diellor. Miliona njerëz shijuan për rreth 4 minuta spektaklin qiellor

Kandidati shqiptar i Frontit Evropian per president te Maqedonisë se Veriut, Bujar Osmani deklaron se Rusia po ndikon ne zgjedhjet presidenciale. Ai thote se Moska, me mbështetjen e disa kandidatëve, synon destabilizimin e vendit.

Trajnerët kërkojnë futbollistë më shumë në “Euro 2024”. UEFA pritet të marrë vendimin.

UEFA po shqyrton kerkesat e trajnereve qe kerkojne te marrin me shume futbolliste ne ekipe per Kampionatin Europian te Futbollit. Tekniket jane te ndare, pasi nje pjese e mire e tyre jane kunder grumbullimit te 26 lojetareve.

/tvklan.al