Zëvendës ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në një lidhje online me drejtuesit e komuniteteve fetare në Shkodër, ka përcjellë një mesazh sensibilizues për të gjithë qytetarët në këtë situatë të vështirë të shkaktuar nga koronavirusi.
Lamallari shprehet së është e nevojshme që zemrave të besimtarëve shkodranë t’u bëhet një thirrje për respektimin e masave të marra nga qeveria për parandalimin e virusit, nga përfaqësuesit e tyre fetarë.
Shkodra është qyteti i dytë pas Tiranës, me numrin më të lartë të të infektuarve nga Covid-19.
Të tre përfaqësuesit janë bërë bashkë në thirrjen drejtuar qytetarëve shkodranë që të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për veten dhe familjarët, duke mos e humbur besimin në Zot. /tvklan.al