Lamine Yamal është padyshim sensacioni i futbollit Europian në vitin e fundit. 17-vjeçari ka mahnitur të gjithë me talentin e treguar në fushën e lojës, si me Barcelonën ashtu edhe me kombëtaren spanjolle, të cilën e ndihmoi për të ngritur lart trofeun e Kampionit të Europës. Performancë që është reflektuar jo vetëm në shifra, por edhe në vlerësime të ndryshme.
Së fundmi, kartoni i Yamal kushton 150 milionë Euro në treg, duke qenë ndër më të vlefshmit në botë. Gjithashtu, tekniku i Spanjës, Luis de la Fuente i ka besuar fanellën me numrin 10-të në kombëtare. Peshë e rëndë për një 17-vjeçar, i cili duket se ka thyer totalisht rregullat në një sport që ka evoluuar shumë.
Megjithatë, talenti i Yamal ka bindur për të qenë ai mbajtësi i numrit 10-të në kombëtaren iberike për të pasuar legjenda të futbollit spanjoll ndër vite. Ndryshim i ndikuar edhe nga fakti që Dani Olmo është i dëmtuar dhe në dy sfidat e muajit Tetor në Ligën e Kombeve ndaj Danimarkës dhe Serbisë do të mungojë. Yamal do të mbaj këtë fanellë për të paktën dy sfidat e muajit Tetor.
Klan News