Sharra nuk do të jetë landfilli i vetëm për kryeqytetin. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në analizën e punës 1 vjeçare sa i takon pastrim-gjelbërimit, njoftoi se është marrë vendimi për ndërtimin e një landfilli tjetër.
Bashkia ka prishur kontratat me dy kompani pastrimi, pasi sipas Veliajt, janë vlerësuar negativisht nga qytetarët. Nga Shtatori pastrimi i qendrës së Tiranës do t’i besohet ndërmarrjes së krijuar me Bashkinë e Veronës, e cila do të sjellë flote dhe kontenier të ri.
Bashkia do të ofrojë vende pune në Sharrë, për të gjithë ata që merren me mbledhjen e materialeve të riciklueshme nga koshët në kryeqytet.
Tv Klan