Te Barcelona duket se i kanë bërë llogaritë keq. Largimi i Ilkay Gundogan, nuk mjafton për të regjistruar afrimin e kësaj vere, Dani Olmo.
Mesfushori gjerman, do i kursente katalanasve një shumë prej 20 milionë eurosh bruto, por përsëri janë të pamjaftueshme.
Olmo është bashkuar me Barcelonën prej kohësh, por ende nuk e ka bërë debutimin e tij, për shkak se nuk është i regjistruar në La Liga, pasi klubi ka probleme financiare.
Spanjollët duket të sigurojnë kursime të tjera, në mënyrë që të regjistrojnë Olmo-n. Klubi katalanas, ka nxjerrë në shitje lojtarë si Ansu Fati, Eric Garcia, Lenglet, Christensen dhe Ferran Torres, me shpresën se do të arrihet një marrëveshje për t’i larguar.
Ashtu si në vitin e kaluar, Barcelona është në garë me kohën për të regjistruar lojtarët e rinj të afruar, duke ditur se merkato mbyllet javën e ardhshme.
Olmo, i afruar nga Leipzig, i kushtoi “blaugranave” 55 milionë euro plus bonuse, ndërsa nënshkroi kontratë deri në vitin 2030, megjithatë për tu regjistruar duhet të ulet shifra e pagave në klub. /tvklan.al