Pogradeci është skuadra e radhës në Kategorinë e Parë që ndryshon trajnerin.

Pas humbjes me Kastriotin, Samuel Nikaj dha dorëheqjen, duke u larguar nga drejtimi i liqenorëve, pjesë e të cilëve ishte prej dy vitesh e gjysmë.

Te klubi juglindor nuk kanë humbur kohë dhe kanë gjetur menjëherë trajnerin e ri. Drejtimi i skuadrës do i besohet ish-teknikut të Tiranës, Ardian Mema.

Trajneri Ardian Mema

Palët kanë arritur marrëveshjen dhe 52-vjeçari do të nisë menjëherë nga puna.

Pas 12 javëve kampionat, Pogradeci mban vendin e tetë me 15 pikë të grumbulluara. Sfida e radhës për juglindorët në kampionat do të jetë ndaj Lushnjës, por Mema pritet të bëjë debutimin në Kupë ndaj Kukësit. /tvklan.al