Blaz Sliskovic u largua nga Tirana duke thënë se po e bën këtë vetëm për mos arritje të rezultateve.

Tashmë duhet pritur për të parë nëse ishte boshnjaku pengesa e arritjeve të klubit. Analisti i futbollit gazetari Fatmir Mëneri, thotë se u takon futbollistëve bardhë e blu ta tregojnë këtë.

Fatmir Mëneri: “Sliskovic e pa veten të tepërt dhe u largua, ekipi duhet të tregojë se ai paska qenë i keqi.”

Sipas Mënerit tek Tirana problemi është më i madh se trajneri. Mungesa e korrektësisë nga një pjesë e donatorëve është një prej shkaqeve kryesore. Ka ardhur koha të merren përgjegjësitë nga njerëzit e duhur.

Fatmir Mëneri: “Ndoshta përmes marrjes së përgjegjësive më të mëdha nga ana e bashkisë së Tiranës dhe veçanërisht nga kryetari Rama.

Largimi i trajnerit Sliskovic u përfol si ndikim i klaneve në skuadër, vështirë për tu besuar nga Mëneri.

Fatmir Mëneri: “Jam i prirur të mos besoj që tek skuadra e Tiranës ka një apo një grup futbollistësh që janë gati të shesin fanellën vetëm për largimin e një trajneri.”

Por mendohet se pak ditë më parë 4 ose 5 futbollistë i kanë kërkuar donatorit Refik Halili të largojë trajnerin. Edhe vetë tekniku u ka thënë futbollistëve në takimin e fundit me ta.

Aktualisht skuadra drejtohet nga zëvendës trajneri Indrit Fortuzi, por përflitet se mund ta marrë drejtimin e skuadrës emblema bardhë e blu Agustin Kola. Ky i fundit ka pranuar se nuk ka pasur kontakte me drejtuesit e ekipit.

Fatmir Mëneri: “Kushdo që do të marrë drejtimin e Tiranës, qoftë edhe profesionalisht do të ecë më mirë.”/tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe