Ardian Ismajli me paraqitjet që po bën këtë sezon në Serie A është në qendër të lajmeve të merkatos. Por një nga skuadrat që po e vëzhgonte është tërhequr.
Lazio nuk mund ta marrë mbrojtësin shqiptar, pasi nuk mund ta regjistrojë pa shitur lojtarë dhe për shkak të rregullit të përfshirjes së futbollistëve nën 22 vjeç. Por kjo tërheqje sipas gazetës “Il Messaggero” mund të jetë e përkohshme dhe nëse Ismajli nuk do të ketë gjetur ekip deri në verë mund të ketë lëvizje.
Në fakt 28-vjeçarit më 30 Qershor i përfundon kontrata me Empoli dhe mund të zgjedhë një aventurë të re. Sipas mediave italiane interes ka shfaqur edhe skuadra të tjera të Serie A. Ardian Ismajli luan në kampionatin italian prej vitit 2020 ku kaloi nga Hajduk Split te Spezia.
Me formën që po kalon ai ka shkëlqyer edhe te Kombëtarja me lojën në mbrojtje e me gola, duke mbajtur shiritin e kapitenit në takimet e fundit.
Tv Klan