Dy ndeshjet e Serisë A, të vlefshme për javën e 24-t, nuk prodhuan surpriza sa i përket rezultateve.
Lazio shkatërroi me shifrat e thella 5-1 skuadrën e Monza-s në stadiumin “Olimpico”. Sukses i rëndësishëm për kryeqytetasit që rikthehen në vendin e katërt me 45 pikë të grumbulluara.
Në krahun tjetër, Monza duket gjithnjë dhe më afër rënies në Serinë B, pasi mban vendin e fundit me 13 pikë.
Fitore të rëndësishme regjistroi edhe Cagliari, që mposhti 2-1 Parmën në shtëpi. Ky sukses e ngjit skuadrën nga Sardenja në vendin e 13-të me 24 pikë. /tvklan.al