Reperi i njohur, Ledri Vula feston sot 34-vjetorin e lindjes. Për këtë vit, Ledri ka vetëm një dëshirë dhe këtë e ka ndarë me fansat përmes një postimi në Instagram. Reperi shkruan se dëshiron të kthehet në koncerte dhe të shikojë duart e fansave lart.

“Dëshira ime për këtë vit është të kthehem në koncert dhe t’ju shoh duart lart”.

Në këtë ditë të veçantë, urimet për të kanë qenë të shumta nga miq dhe familjarë, por vëmendje ka tërhequr postimi i partneres së tij, Sara Hoxha.

Kjo ishte një nga ditët më të lumtura në jetën tonë dhe unë jam me fat që ta ndaj atë me ju. Për më shumë ditë të tjera si këto. Gëzuar ditëlindjen, njeriu që dua të mbaj përgjithmonë në zemrën time”, shkruan Sara bashkëngjitur fotos së publikuar./tvklan.al