Gjykata Kushtetuese njofton se me shumicë votash ka rrëzuar kërkesën e 33 deputetëve të opozitës për pezullimin e ligjit për komisionet hetimore parlamentare përpara marrjes së vendimit përfundimtar.
Pas dëgjimit të pretendimeve të palëve, gjykata shprehet se kërkesa e deputetëve nuk plotëson kriteret e nenit 45 të ligjit në lidhje me pasojat e pariparueshme dhe urgjencën e çështjes.
Sakaq, gjykata ka pranuar kërkesën për përshpejtim dhe gjykimin ne themel te çështjes dhe pritet ta përfundojë së shpejti.
Tv Klan