Në fillim të kësaj jave, ish-portieri i Gjermanisë, Jens Lehmann, shkaktoi bujë me komentet e tij për skuadrën spanjolle të Luis de la Fuente, përpara përballjes çerekfinale të Euro 2024 të së premtes mes dy palëve.Lehmann tha se La Roja është “e vogël dhe pa përvojë”.“Është një ekip i vogël dhe pa përvojë, të gjithë janë shumë të vegjël në gjatësi dhe me shumë pak përvojë në këto ndeshje. Ata janë një skuadër e të rinjve, në kuptimin që kanë sulmues shumë të rinj, nga portieri deri te qendërmbrojtësi, me Morata-n përpara. Ata janë një ekip shumë i vogël për sa i përket lartësisë”.- raportohet të ketë thënë Lehman

Lamine Yamal u pyet në lidhje me komentet të mërkurën, dhe përgjigja e tij ishte e mprehtë.“Epo, ne kemi thënë tashmë se të gjitha këto gjëra na ndihmojnë të dalim më të motivuar. Në fund, çfarë do të thotë? Ai është gjerman, do të dojë të ndihmojë kombëtaren e tij, por do të shihet në fushë se ne do të tregojmë nëse jemi të vegjël dhe pa përvojë”– tha Yamal.

Toni Kroos gjithashtu iu drejtua fjalëve të Lehmann-it gjatë konferencës së tij për shtyp, dhe ai gjithashtu mbajti një qëndrim në lidhje me të që tha ish-portieri

“Lehmann nuk na përfaqëson. Ai gjithmonë ka një mendim ndryshe nga të tjerët. Ata kanë treguar se kanë lojtarë me përvojë: Morata, Rodri, Nacho, Carvajal… Nuk është e vërtetë ajo që thotë, presim një skuadër spanjolle shumë të fortë. Ata luajnë shumë mirë, por edhe ne. Pres me padurim një lojë të bukur”– tha 34-vjeçari Toni Kroos.

/tvklan,al