Ministria e Punëve të Brendshme Maqedonisë së Veriut ka publikuar fletarrestimet ndërkombëtare të lëshuara për ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami.

Kjo ministri dyshon se si Grubi ashtu dhe Bajrami janë larguar nga vendi. Fletëarrestimet u lëshuan të mërkurën nga prokuroria, pas vendimi të gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për të dyshuarit.

Që të dy ish-zyrtarët akuzohen për abuzim me detyrën për shoqërinë Lotaria Shtetërore, duke i shkaktuar një dem ekonomik shtetit në vlerën e 8 milionë eurove.

Tv Klan