Deputeti Nikollë Lesi e cilësoi “betejë për jetë a vdekje” vendimin e Gjykatës së Lartë për t’i kërkuar parlamentit heqjen e imunitetit të tij. Botuesi i “Koha Jonë” e cilësoi atë vendim politik për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik nga deklaratat e ashpra ndaj qeverisë të Bashkimit Evropian.
Nikollë Lesi: “Është vendim që i shërben lojës së kryeministrit Nano për të spostuar vëmendjen nga deklarata e Bashkimit Evropian, e cila kritikoi qeverinë shqiptare, e cila tha se në Shqipëri dikton dhe drejton krimi ekonomik politikën në fuqi, politikën e mazhorancës. Është një lojë politike e Fatos Nanos me duart e Gjykatës së Lartë për të spostuar vëmendjen nga problemet ekonomike në Shqipëri, nga varfëria, nga krimi ekonomik që ka zaptuar kupolën qeverisëse; është një lojë për të spostuar vëmendjen nga problemet që ka në Partinë Socialiste; është një “betejë për jetë a vdekje” mes kupolës së krimit e drejtuar nga familja Nano nga njëra anë dhe shoqërisë shqiptare dhe medias së lirë, nga ana tjetër. Unë do të kërkoj edhe nëse Nano dhe familja e tij, që është pjesë e krimit ekonomik në Shqipëri duan të tërhiqen, jo, vetëm në parlament tani debat, dokumente faksimile dhe pastaj votimi të vendosë secili deputet, është i lirë.”
Nikollë Lesi ka kërkuar që byroja parlamentare gjatë seancës së votimit për imunitetin e tij të garantojë pajisjen e një monitori në sallën e Kuvendit. /tvklan.al