Këngëtarja Pink përmes një postimi në Twitter ka ndarë një letër të sinqertë për veten e saj në lidhje me plakjen.

“Letër për veten; E nderuar, ju po plakeni. Shikoj linjat. Sidomos kur buzëqeshni. Hunda juaj po bëhet më e madhe. Dukeni dhe ndiheni e çuditshme teksa mësoheni me këtë realitet të ri. Por hunda duket si fëmijët tuaj, dhe fytyra rrudhet aty ku qeshni”.

Pink e pranon se është tunduar për të bërë ndërhyrje në pamjen e saj, por ka vendosur të plaket natyralisht, në mënyrë që fëmijët ta shohin se si ajo duket kur nevrikoset.

Nëna e dy fëmijëve shton se është e kënaqur që nuk është mbështetur kurrë në pamjen e saj për të arritur famë dhe sukses.

“Jam me fat sepse kurrë nuk jam mbështetur tek pamja ime. Unë kam vendosur që talenti dhe individualiteti im të jenë më të rëndësishme se fytyra”./tvklan.al