Bajer Leverkusen u duk se do të mposhtej në shtëpi, kjo falë një Shtutgardi brilant që i ndëshkoi për herë të parë në këtë sezon në Bundesligë dy herë, por më pas e paevitueshmja ndodhi.
Skuadra e Shabi Alonsos barazoi në kohën shtesë dhe shkon në 46 takime radhazi pa u mposhtur. Ky është një rekord i vendosur nga Leverkusen, në pesë kampionatet më të mira të Europës.
Me pjesën e parë që u mbyll pa gola, miqtë festuan në BayArena në të 47 me Fuhrich. 10 minuta më pas, Undav e çoi rezultatin në 2-0. Adli shkurtoi disavantazhin në të 61.
Shtutgart u kujdes të mbyllte hapësirat, por vendasit nuk kishin ndërmend të dorëzoheshin. Dhe në shtesë, Andrish barazoi rezultatin. Me këtë rezultat, Leverkusen bëhet ekipi i parë në historinë e Bundesligës që shkon në 31 takime pa u mundur.
Guirassy me 25 gola, Undav me 18 dhe Führich me 8 janë treshja me prodhimtare përpara portës në historinë e Stutgardit, duke mposhtur Bobic, Élber dhe Balakov që në sezonin 1996/97 realizuan 49 rrjeta.
Ndërsa Bajern Mynihu fitoi falë dygolëshit të Heri Kejn kundër Eintraht Frankfurtit. Kapiteni i Anglisë ka vendosur rekord duke u realizuar 16 nga 17 ekipeve që është përballur në Bundesligë. Vetëm Freiburg nuk është ndëshkuar nga 30 vjeçari.
Sulmuesi ka qenë i pagabueshëm nga pika e bardhë e 11 metërshit, duke shënuar në të gjashta herët. Bavarezët kanë gjetur golin në 146 takime radhazi në Bundesligë, duke barazuar rekordin e Dortmundit të vendosur në vitet 2019-2024.
Klan News