Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Lëvizja Mjaft është e vendosur të ndjekë çdo rrugë konstitucionale për ta çuar deri në fund çështjen e ndalimit të importit të lëndëve djegëse dhe mbetjeve të tyre. Të çuditur nga votimi i djeshëm në parlament, lëvizja u ka kërkuar juristëve të Kuvendit, të verifikojnë votimin.

Klotilda Bushka: “Jemi habitur nga mënyra se si disa deputetë kanë votuar në 5 minuta ndryshe të njëjtin projektligj. 5 minuta para në votimin në parim pro ose në abstenim dhe më pas ata kanë votuar kundër dhe kjo u duk në rezultatin e votimit. Gjithsesi, procedura e votimit nuk na përket ne, i takon rregullores së parlamentit, ne na intereson fakti që, në mënyrë të turpshme Kuvendi i Shqipërisë ka mohuar të drejtën e shqiptarëve për të mos lejuar që Shqipëria të kthehet në një kosh plehrash. Gjithsesi, ndoshta deputetët e parlamentit shqiptarë gjatë këtyre katër viteve kanë harruar që janë të zgjedhurit e qytetarëve shqiptarë”./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj