Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar i iniciuar nga mbreti Leka Zogu, nuk do të bëhet pjesë e mazhorancës opozitare ashtu siç kërkon Partia Demokratike. Zoti Fluturak Gërmenji tregon pozicionin që do të mbajë kjo lëvizje.
Fluturak Gërmenji: “Ideja e zonjës Topalli është një ide që është strukturuar mbase në forumet e PD, por unë desha t’ju them teleshikuesve të TV Klan, që Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e ka bërë tashmë strukturën e saj kombëtare dhe mbarëkombëtare”.
Gazetarja: Pra ju mendoni, se kjo thirrje e PD nuk është e sinqertë, për të pasur një mazhorancë të partive opozitare të bashkuar?
Fluturak Gërmenji: “I takon analistëve ta thonë këtë problem, unë në analizën që bëjë, po e them si mendimin tim personal, mua më duket si një alarm në kampet e Berishës dhe të Nanos për Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, duke u përpjekur ta shesin si një kompromis me Nanon ose e Metën, apo ndryshe siç e sjellë një pjesë e lidershipit të PD, sikur kjo është një lëvizje, e cila synon të heqë kryetarin e legalitetit e të vërë mbretin”.
Gazetarja: Në zgjedhjet e 2005, mbreti Leka do të jetë pjesëmarrës në këto zgjedhje dhe si?
Fluturak Gërmenji: “Do të jetë natyrisht, ai i ka shpjeguar vetë edhe në intervistat më të fundit edhe në njoftimet për shtyp, që ka dhënë zyra e shtypit e oborrit mbretëror, por dhe zyra e shtypit e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, ai ka theksuar, që kjo nuk është një lëvizje kundër partive shqiptare, nuk është lëvizje kundër parlamentit shqiptar, nuk është ndonjë lëvizje kundër deputetëve shqiptarë, nuk është ndonjë lëvizje kundër shoqatave të ndryshme, por nuk është edhe një lëvizje e atij stili që Nano ik e mos ik, kjo është një lëvizje për ta kthyer vetë dijen, për të marrë pjesë, për të bërë përgjegjësinë që ka vetë populli, atë përgjegjësinë e votës, që përmend shkrimtari i shquar Ismail Kadare”./tvklan.al
Gazetare: Danjela Kostandini