Një 51-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë, pasi është konstatuar me armë zjarri (pistoletë me mulli) në mobilerinë e tij.
Sipas asaj që njoftojnë uniformat blu, arma e zjarrit në mobilieri është konstatuar pas një kontrolli në mobilerinë e të arrestuarit, teksa kanë bërë edhe sekuestrimin e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.6, operacioni policor i koduar “Gun”. Posedonte armë zjarri pa leje, në subjektin e tij, arrestohet 51-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në inteligjencën informative,për një shtetas që mbante armë zjarri në subjektin e tij, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gun”.
Si rezultat i të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.H, 51 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në një subjekt (mobileri), në pronësi të 51-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me mulli.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/tvklan.al