Një 18-vjeçare me iniciale A.G., banuese në Fier, dyshohet se është vetëplagosur me pistoletë.

Policia njofton se e reja është transportuar në spital për ndihmë mjekësore pasi është dëmtuar nga arma e zjarrit.

Gjendja e 18-vjeçares paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit./tvklan.al