Pas dy vitesh së bashku Lewis Capaldi ka vendosur t’i japë fund romancës me të dashurën e tij Ellie MacDowell.
Një burim i tha gazetës britanike “The Sun” se marrëdhënia e tyre mori fund për shkak të distancës mes tyre.
“Ellie ende jeton në Edinburg dhe Lewis jeton në Londër, kështu që ka qenë e vështirë për ta të takohen me njëri-tjetrin,” thotë burimi.
27-vjeçari e ka mbajtur larg vëmendjes së mediave romancën me Ellien të cilën e konfirmoi vetë fillimisht në shkurt të vitit 2023.
Sa i përket muzikës ai është kthyer sërish për të punuar në studion e tij. Ai bëri një pauzë pas performancës në festivalin e Glastonbury në qershor 2023, kur ai pati vështirësi të këndonte për shkak të simptomave të sindromës Tourette .
Klan News