Një kabinë elektrike ka shpërthyer në flakë pranë një pallati në zonën e bregut të Drinit në Lezhë.
Për pasojë, banorët e pallatit janë larguar dhe në zonë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse. Siç raporton gazetari i Klan News Martin Marku, deri më tani nuk ka të lënduar, ndërsa nuk dihet shkaku i shpërthimit.
/tvklan.al