Ekipi Kampion i Kosovës, Ballkani është eliminuar në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve nga Santa Coloma me rezultatin 6:5 pas gjuajtjes së penalltive.
Ekipi nga Andorra fitoi 1:2 në 120 minutat e luajtura në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës.
Po me të njëjtin rezultat, i drejtuar nga Ilir Daja kishte fituar ndeshjen e parë të luajtur në Andorra.
Duke qenë një rezultat i barabartë (3:3), dy ekipet iu drejtuan pikës të penalltive. Për Ballkanin nuk arritën të shënonin nga pika e 11-metërshit Lindon Emërllahu dhe Astrit Thaçi.
Ballkani ishte eliminuar edhe në dy edicionet e kaluara në rundin e parë të kualifikueseve të Ligës së Kampionëve.
/tvklan.al