Ballkani ka mbetur pa trajner. Eliminimi suprizues në Kupë nga Rilindja, ka sjellë dorëheqjen e Artim Pollozhanit.

Tekniku 42-vjeçar ka vendosur të largohet nga drejtimi i kampionëve të Kosovës, për shkak të rezultateve të fundit.

Aventura e Pollozhanit te Ballkani ka zgjatur vetëm tre muaj, pasi e mori drejtimin pas largimit të trajnerit Ilir Daja, i cili kaloi te Dinamo.

Dorehqeja e Pollozhanit është pranuar nga presidenca e klubit, ndërsa ka nisur puna për zgjedhjen e trajnerit të ri.  /tvklan.al