Nata e pestë e “X Factor Albania” në Tv Klan ka mbërritur në fund pas 12 performancash fantastike nga talentet e reja.
Por mes tyre do të përzgjidhen më të mirët për të vazhduar garën e fortë që përflaket nga një puntatë në tjetrën.
Votimi i publikut ka përcaktuar konkurrentët që i shpëtojnë ‘shoëdoën’-it. Në zonën e nxehtë kanë mbetur Anja dhe Bletisa. Dy vajzat i përkasin kategorisë së Arilena Arës e të dyja patën një luftë të fortë mes tyre për të siguruar një vend në natën pasardhëse.
Arilena Ara shprehu sa në vështirësi ndihet për “këtë fatkeqësi që i ndodhi” për të zgjedhur mes dy konkurrenteve të saj. Ajo zgjodhi t’i dërgonte në balotazh duke i dhënë Bletisës votën e saj pasi Anja kishte marrë dy vota nga Adi Krasta e Soni Malaj.
Dy vajzat patën edhe disa fjalë për të thënë përpara verdiktit final.
Bletisa: Ajo që dua të them është që “X Factor” për mua ka qenë jo vetëm një eksperiencë, por një shkollë në të cilën unë kam marrë një drejtim drejt rrugës sime. Sido të shkojë kjo garë, unë e Anja jemi shoqe shumë të mira, do të gëzohem për këdo nga ne të dyja dhe për këdo konkurrent tjetër. Të gjithë këtu janë fitues dhe unë shpresoj që të zgjidhet më e mira sepse padyshim të gjithë do të vazhdojnë këtë rrugë.
Anja: Këto kanë qenë javët më të bukura të gjithë jetës sime. Ka qenë eksperienca më fantastike që kam përjetuar ndonjëherë, me gjithë këto emocione, me gjithë këto drithërima që më ka dhënë kjo skenë. Sigurisht që unë dhe Bletisa jemi shumë shoqe kështu që…
Sipas votimit të publikut, Anja vazhdon garën ndërsa Bletisa shkon në shtëpi./tvklan.al